Këngëtari i ri, Taulant Baraliu, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Boll” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga Arsim Bunjaku, gjersa për orkestrimin është kujdesur Egzon Bajraliu.
Kënga vjen për publikun në kanalin YouTube edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.
Ana vizuale e projektit i është besuar Dasma Production.
Taulanti është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për zhanrin të cilin ai e këndon.
Në muajt në vazhdim, ai pritet të publikojë për fansat edhe disa projekte tjera. /Telegrafi/