Telegrafi

Tatuazhi i Ibrahimovic, “rob i Zotit” (Foto)

Futbollisti suedez me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimovic, ka publikuar në Twitter një fotografi me tatuazhin e tij më të ri.

Në supin e majtë të sulmuesit të Paris Saint-Germainit gjendet tatuazhi i ri me mbishkrimin ‘Abdullah’.

Krahas fotografisë Ibra ka shkruar: “Një emër shumë i rëndësishëm për mua”.

‘Abdullah’ është emër me origjinë arabe që në përkthim do të thotë ‘rob i Zotit’. Abdullah ka qenë edhe emri i babait të profetit Muhamed.

Ibra është një pëlqyes i madh i vizatimit të trupit, ndërsa mes tatuazheve të tij gjendet edhe mbiemri i tij i shkruar në arabisht. /Telegrafi/