Site icon Telegrafi

Tatuazhi 25 vjet i vjetër i reperit 2po2 (Foto)

2po2 është një prej reperëve më të preferuar në mbarë trevat shqiptare.

“2020” mban titullin albumi i tij më i fundit, i cili mund të thuhet pa asnjë dyshim se është një prej albumeve më të suksesshme në estradë viteve të fundit.

Lexo po ashtu Kënga dhe klipi i ri i Capital T do të jenë zjarr (Foto)

Ai gjithashtu ka një jetë shumë të lumtur familjare, ndërsa ka me mijëra fansa të cilët e duan dhe e ndjekin në rrjetet sociale.

Reperi preferon që herë pas here të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një imazh në rrjetin social Instagram, ku ka shfaqur një nga tatuazhet në trupin e tij, i cili është plot 25 vjet i vjetër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Fjala “Hip hop” shkruhet në tatuazh, gjersa me zor shihet ngase me kalimin e viteve, shkrimi ka filluar të shlyhet.

“Sa vjet i ki ti? tatooja jem e hip hop-it i ka bo 25 vjet”, (sic.) shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë duke treguar se tatuazhi i tij është një nga më të vjetrit në estradë. /Telegrafi/

Exit mobile version