Trajneri i Inter Miami, Gerardo Martino, ka thënë se ai nuk e di nëse Lionel Messi dhe Jordi Alba do të jenë në dispozicion për të luajtur ndaj Torontos këtë javë.
Messi mungoi në dy ndeshjet e fundit të Inter Miamit, ndërsa Alba mungoi në humbjen e tyre të thellë 5-2 ndaj Atlanta United në vikend.
Martino tha se dyshja janë të gatshëm të stërviten të martën, por nuk është e ditur nëse ata do të luajnë në mesjavë.
Lionel Messi training with the #InterMiamiCF squad today, Tata Martino said they’ll decide at the end of session to determine to what extent Messi can play against Toronto FC! #Messi #MLS #InterMiamiCF pic.twitter.com/S6sSi7o7uA
— Inter Miami News Hub (@Intermiamicfhub) September 19, 2023
36-vjeçari ka qenë një figurë e rëndësishme për klubin nga Florida, që kur iu bashkua atyre gjatë verës.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka shënuar 11 herë në po aq ndeshje, teksa Alba ka shënuar një herë në katër paraqitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Inter Miami do të presë ekipin e Torontos në stadiumin “DRV PNK”, me shpresën se ata do të rikthehen tek fitoret pas humbjes ndaj Atlantas./Telegrafi/