Telegrafi

Tashmë zbulohet pse Coentrao mungoi në të gjitha festat e Realit në Madrid pas triumfit në LK

Të gjithë u befasuan pse Fabio Coentrao nuk ishte në festimet e Real Madridit pas fitores në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Portugezi ishte në Cardiff edhe pse nuk ishte në listën e lojtarëve për ndeshje.

Lexo po ashtu “Nuk mund të ishte këtu, por meriton duartrokitje”, lojtari është zhdukur nga festat e Realit (Foto)

Por, lojtari nuk është parë në festimet në Madrid, si në Komunën e Madridit, në sheshin kryesor dhe në fund në Santiago Bernabeu.

Sipas AS, anësori ka pasur ethe dhe të vjella dhe kështu nuk ka mundur t’i bashkëngjitet skuadrës në festime.

Lexo po ashtu Imahze lamturmiëse - James nuk feston në zhveshtore largohet para kohe (Video)

Megjithatë, gazeta spanjolle kujton se largimi tij nga Los Blancos gjatë verës është i sigurt. /Telegrafi/