Telegrafi

Tashmë Valencia nuk llogaritë në Mustafin, nuk e fton as në këtë miqësore (Foto)

Shkodran Mustafi gjithnjë e më afër Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar nuk është ftuar për ndeshjen miqësore të Valencias me yjet e Nigerisë.

Kjo edhe më shumë përforcon spekulimet se reprezentuesi gjerman do ti bashkohet skuadrës së Arsenalit, e cila ka paraqitur një ofertë prej 35 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Shkodran Mustafit

Madje, Valencia ka gjetur zëvendësimin e shqiptarit, ku po planifikon të transferojë mbrojtësin e Mancehster Cityt, Elaquim Mangala.

Mediat britanike kanë raportuar se Mustafi mund të transferohet te Gunners, aty ku luan edhe Granit Xhaka, gjatë ditës së premte. /Telegrafi/