Shkodran Mustafi gjithnjë e më afër Arsenalit.
Mbrojtësi shqiptar nuk është ftuar për ndeshjen miqësore të Valencias me yjet e Nigerisë.
Kjo edhe më shumë përforcon spekulimet se reprezentuesi gjerman do ti bashkohet skuadrës së Arsenalit, e cila ka paraqitur një ofertë prej 35 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Madje, Valencia ka gjetur zëvendësimin e shqiptarit, ku po planifikon të transferojë mbrojtësin e Mancehster Cityt, Elaquim Mangala.
Mediat britanike kanë raportuar se Mustafi mund të transferohet te Gunners, aty ku luan edhe Granit Xhaka, gjatë ditës së premte. /Telegrafi/