Site icon Telegrafi

Tashmë ka përfunduar gjithçka, Liverpooli ia shënon golin e tretë Villarrealit

(Foto: Twitter/Screenshot)

Liverpooli e ka përmbysur rezultatin ndaj Villarriealit (3-2) në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Estadio de la Ceramica.

Gjithçka nisi mirë për Nëndetësen e Verdhë në fraksionin e parë, në të cilin arriti të realizonte dy herë përmes Boulaye Dia (3’) dhe Francis Coquelin (41’).

Mirëpo, strategjia e Jurgen Klopp dhe inkuadrimi i Luis Diaz ndryshoi gjithçka duke sjellë përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë.

Tashmë, Sadio Mane duke shfrytëzuar vizionin e Naby Keitas me një asistim fantastik dhe daljen e gabuar të portierit Gerwnimo Rulli, e kaloi atë dhe një mbrojtës për ta shënuar golin e nokautit (74’).

Paraprakisht, Mohamed Salah asistoi në zonë te Fabinho dhe ai shënoi nga një pozitë e vështirë nën këmbët e portierit vendas (62’).

Një harkim të Trent Alexander-Arnold e priti në zonë Luis Diaz për të realizuar me kokë, pasi intervenimi i portierit sërish ishte i pasuksesshëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/HfutbolW/status/1521589287631872000

Exit mobile version