Barcelona mbeti e frustruar pas humbjes 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, duke besuar se duhej të ishte akorduar një penallti pas një loje të dukshme me dorë nga Denzel Dumfries.
Ndeshja mes Nerazzurrëve dhe Blaugranëve ishte e mbushur me dramë mbrëmë, me të dyja skuadrat të frustruara në gjyqtarin Slavko Vincic në pika të ndryshme të lojës, megjithëse këta të fundit mbetën më të hidhëruar pas tre incidenteve në veçanti – goli i anuluar i Pedrit, një ndërhyrje në dukje e rrezikshme nga Hakan Calhanoglu dhe lojë e dukshme me dorë e Dumfries në zonën e rreptësisë.
SportMediaset bën me dije se Barcelonës nuk iu dha një penallti për faktin se loja e dukshme me dorë nuk ishte e qartë në kamerat VAR, duke e lënë gjyqtarin në dyshime.
La tocca prima con la testa Dumfries, quindi mai rigore.
Spiaze @FCBarcelona pic.twitter.com/OV4Wu0K5AA— Alessandro (@90ordnasselA) October 4, 2022
Pas ndeshjes, një video u shfaq në televizionin spanjoll që tregonte një kënd tjetër, ku topi dukej qartë se goditi dorën e mbrojtësit të Interit, megjithëse ka ende mosmarrëveshje nëse topi u devijua fillimisht nga koka e lojtarit apo jo.
Barcelona mbeti e frustruar pas ndeshjes dhe thuhet ka dërguar ankesë ndaj gjyqtarit Vincic në UEFA. /Telegrafi/
Non scappo, tranquilli.
Da questa immagine (arrivata un'ora dopo la fine), il tocco di mano di #Dumfries è chiaro.
Ma, da quel che ho capito (fonte Mediaset),c'è il dubbio che questa immagine non fosse a disposizione del VAR.
Questo è rigore.#InterBarcellona #ChampionsLeague https://t.co/frIIKMAoub
— Luca Marelli (@LucaMarelli72) October 4, 2022