Telegrafi

Tashmë ka një “fajtor” për dështimin e Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve – lëshimi i pozicionit për ta ndjekur nga pas Modricin

Tashmë kanë filluar analizat se çfarë çoi në dështimin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi triumfoi 1-0 ndaj The Reds fundjavën e kaluar, duke rrëmbyer kështu trofeun e 14-të në garën më të madhe për klube në Evropë.

Mirëpo, deri te goli i vetëm i shënuar në finale nga Vinicius Junior, kanë dalë disa analiza se kush ishte fajtori për atë.

Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve

Dhe për fat të keq, këtu gjithçka ka filluar nga Andy Robertson, që lëshon pozicionin e tij dhe filloi ta ndiqte Luka Modricin.

Mirëpo, mesfushori kroat me shumë përvojë, gjeti një korridor, për të pasuar te bashkëlojtarët e tij, ndërsa Fede Valverde ishte asistuesi, me Viniciusin që e përfundoi aksionin me gol.

Lexo po ashtu Ngriten polemika mbi golin triumfues të Viniciusit - a duhej të anulohej goli i brazilianit?

Kishte analiza edhe nëse goli i brazilianit duhej pranuar, shkaku që Karim Benzema që ishte në pozitë jashtë loje, kishte kontakt me topin.

Ndoshta Robertson e ka kaluar këtë moment, por jo edhe tifozët e Liverpoolit që analizojnë lëvizjet e tij te goli që ua humbi trofeun e shtatë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

@luxe_football

Robertson cost Liverpool the champions League ? What do you make of this analysis ? #liverpool #lfc #championsleague #football #soccer #footballskills #futbol #footballvideo #footballedit #robertson @Liverpool FC

♬ original sound – Honest Messi Fan