Tashmë kanë filluar analizat se çfarë çoi në dështimin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madridi triumfoi 1-0 ndaj The Reds fundjavën e kaluar, duke rrëmbyer kështu trofeun e 14-të në garën më të madhe për klube në Evropë.
Mirëpo, deri te goli i vetëm i shënuar në finale nga Vinicius Junior, kanë dalë disa analiza se kush ishte fajtori për atë.
Dhe për fat të keq, këtu gjithçka ka filluar nga Andy Robertson, që lëshon pozicionin e tij dhe filloi ta ndiqte Luka Modricin.
Mirëpo, mesfushori kroat me shumë përvojë, gjeti një korridor, për të pasuar te bashkëlojtarët e tij, ndërsa Fede Valverde ishte asistuesi, me Viniciusin që e përfundoi aksionin me gol.
Kishte analiza edhe nëse goli i brazilianit duhej pranuar, shkaku që Karim Benzema që ishte në pozitë jashtë loje, kishte kontakt me topin.
Ndoshta Robertson e ka kaluar këtë moment, por jo edhe tifozët e Liverpoolit që analizojnë lëvizjet e tij te goli që ua humbi trofeun e shtatë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.tiktok.com/@luxe_football/video/7103519048457080069?_t=8SlsRqNpJuH&_r=1