Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, para një jave u bënë prindër për herë të parë.
Çifti e kumtoi lajmin e gëzuar përmes rrjeteve sociale duke i njoftuar fansat e tyre se kanë pritur në jetë një vajzë.
Ndërsa më pas treguan edhe për emrin e foshnjës së porsaardhur në jetë. Ata e Ayana vajzën e tyre.
Dhe siç ndodh gjithmonë me prindërit e rinj, gjithçka sillet rreth fëmijës së tyre. Kështu ka bërë edhe Leonita duke vazhduar të publikojë fotografi me duart e foshnjës.
“Engjëlli ynë i vogël”, është përshkrimi i një fotografie të publikuar në profilin e saj në Instagram. /Telegrafi/