Telegrafi

Tashmë është zyrtare, Unitedi konfirmon Varanen

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi ka njoftuar se e ka transferuar mbrojtësin Raphael Varane nga Real Madridi dhe mbrojtësi do ta bartë fanellën me numrin 19.

Në bazë të njoftimit të klubit anglez, ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare që do të jetë valide deri në qershor të vitit 2025.

28-vjeçari është një prej futbollistëve më të dekoruar në botë, pasi ka fituar më shumë se 19 trofe të mëdha gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, thuhet më tej.

Nga triumfet e tij më të mëdha janë: Katër trofe të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Spanjës dhe një Kupë të Botës.

Francezi ka qenë pjesë e Real Madridit nga viti 2011 kur u transferua nga Lens dhe tash pas një dekade largohet për ta vazhduar karrierën në Old Trafford. /Telegrafi/