Princi Harry ka vendosur të martohet me aktoren amerikane, Meghan Markle dhe tashmë fejesa e tyre është bërë zyrtare.
33-vjeçari, i cili është i pesti në linjën e fronit mbretëror, do të martohet me partneren e tij në verën e ardhshme dhe do të në Vilën Nottingham të Pallatit Kensington në Londër.
Çifti që është në lidhje që nga viti 2016, është fejuar gjatë këtij muaji, ndërsa gjatë të hënës është bërë njoftimi zyrtar.
Aktorja 36-vjeçare u bë e njohur gjatë rolit të saj në dramën televizive, “Suits”.
The Prince of Wales is delighted to announce the engagement of Prince Harry to Ms. Meghan Markle. pic.twitter.com/zdaHR4mcY6
— Clarence House (@ClarenceHouse) November 27, 2017
Lidhja e saj me princin Harry nisi në verën e vitit të kaluar, kur ishin njohur përmes miqve të përbashkët në Londër.
Markle e pranoi për herë të parë publikisht lidhjen në muajin shtator duke thënë për revistën Vanity Fair se janë “shumë të lumtur dhe shumë të dashuruar”.
Edhe Harry kishte pranuar se lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj para se të fillonin spekulimet.
Akoma nuk është caktuar një datë e saktë e martesës, por pritet të ketë një njoftim tjetër në muajt në vijim. /Telegrafi/