Telegrafi

Tashmë është konfirmuar, Mads Mikkelsen zëvendëson Johnny Deppin në “Fantastic Beasts 3”

(Fotomontazh: Warner Bros/Instragram)

Warner Bros e ka konfirmuar lajmin se Mads Mikkelsen do ta portretizojë Gellert Grindelwaldin në vazhdimin e tretë të filmave “Fantastic Beasts 3”.

Në këtë mënyrë, ai do ta zëvendësojë protagonistin e dy filmave të mëparshëm, Johnny Depp.

Këtë rol është dashur ta luante hamshori hollivudian, mirëpo ai është detyruar të heqë dorë nga ky projekt.

Lexo po ashtu Mads Mikkelsen mund ta zëvendësojë Johnny Deppin në filmin "Fantastic Beasts 3"

Depp ka luajtur në dy filmat e mëparshëm, mirëpo pasi e humbi procesin gjyqësor për shpifje ndaj The Sun lidhur me keqtrajtimin e ish-bashkëshortes Amber Heard, Warner Bros i kërkoi që të tërhiqet nga roli.

Warner Bros konfirmoi të martën mbrëma se Mikkelsen do të jetë ylli i filmit që në kinema do të arrijë më 15 korrik 2022. /Telegrafi/