La Liga ka konfirmuar datën dhe orën e ndeshjes Real Madrid – Barcelona që korrespondon me javën e 32-të.
El Casico do të luhet të dielën më 21 prill 2024 në orën 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Këtë e ka bërë të ditur Javier Tebas, president i La Liga, në Movistar Plus +.
🚨✅ OFFICIAL: La Liga El Clásico will be played on April 21 at 21:00 at the Santiago Bernabéu. pic.twitter.com/JyB5AawXtT
— Barça Xtra (@XtraBarcaa) March 9, 2024
“El Clasico është ndeshja më e rëndësishme. Dhe nëse më pyet mua, pas apo me finalen e Ligës së Kampionëve, ndeshja më e rëndësishme për klubet në botë,” siguroi Tebas.
Ndeshja e parë El Clasico e këtij sezonin ishte fituar nga Real Madridi si mysafir me rezultat 2-1.
Aktualisht, Real Madridi është lider me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka 61 pikë dhe kjo ndeshjeve, nëse mbretërit nëse vazhdojnë të humbin pikë, mund të jetë vendimtare për titull. /Telegrafi/