Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë shpallur si tre finalistët për çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të FIFA-s 2022’.
Ky çmim dhurohet për lojtarët më të spikatur nga periudha 8 gusht 2021 deri më 18 dhjetor 2022.
Fituesi i çmimi do të zbulohet në një ceremoni në Paris më 27 shkurt 2023.
🚨 We have our finalists for #TheBest FIFA Men's Player Award!
🇫🇷 @Benzema
🇦🇷 Lionel Messi
🇫🇷 @KMbappe— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 10, 2023
Në total ishin 14 lojtarë që u nominuan fillimisht për çmimin “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj”, të zgjedhur nga një panel ekspertësh.
Nga kjo listë e ngushtë, tre finalistët janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: trajnerët e ekipeve kombëtare të meshkujve, kapitenët e ekipeve kombëtare të meshkujve, gazetarët e futbollit dhe tifozët që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s.
📢 The finalists for #TheBest FIFA Women's Player Award are…
🏴 @bmeado9
🇪🇸 @alexiaputellas
🇺🇸 @alexmorgan13— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) February 10, 2023
Po ashtu janë shpallur edhe tre finalistet për çmimin e FIFA-s për Lojtaren më të Mirë të Femrave 2022, me Beth Mead, Alex Morgan dhe Alexia Putellas në garë për trofeun. /Telegrafi/