Telegrafi

“Përballje”: A duhet të kenë burrat pushim prindëror? (Video)

Në emisionin “Përballje” u diskutua për zbatimin e Ligjit të punës, respektivisht çështjen pushimit të përbashkët prindëror.

Pse burrat kanë vetëm dy ditë të lira kur ata bëhen baballarë? A ka gjasa kjo të ndryshojë?

Si e konsiderojnë burrat marrjen ose ndarjen e lejes/pushimit të përbashkët prindëror për t’u kujdesur për fëmijë?

Sa për qind e burrave do të kishin pranuar ndarjen e pushimit të përbashkët prindëror pasi që të bëhen prindër?

Kush jep ide konkrete se si të ndahet pushimi prindëror në Kosovë?

Për të diskutuar për këto Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Fatmir Haxholli – këshilltar, Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale:

Arian Zeka – drejtor ekzekutiv,  OAEK

Ajete Kërqeli –  D4D

Kreshnik Berisha Keka- prind

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/