Duke filluar nga ora 19:10 në RTV Dukagjini ka filluar emisioni “Përballje”, prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu.
Ky emision gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale do të transmetohet çdo të diel.
Sonte po diskutohet për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kur do të nisë punën e verifikimit të këtyre personave komisioni Qeveritar dhe a janë bërë gati të gjitha procedurat e parapara?
Sa mund të jetë numri i viktimave seksuale në Kosovë? A ka ende hezitim që të flasin viktimat gra e burra të dhunuar gjatë luftës?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka të ftuar në studio:
Minire Begaj – Kryetare e komisionit për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës dhe
Feride Rushiti – Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Emisioni transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com