Qarku Seminole në Florida të SHBA-së njofton se do të fillojë pranimin e kriptovalutave për pagesë për shërbime të ndryshme këtë verë në mënyrë që të eliminojë tarifat e rënda dhe për të përmirësuar saktësinë dhe efikasitetin e pagesave.
Sipas një njoftimi për shtyp, përcjell Telegrafi, qarku do të fillojë të pranojë Bitcoin dhe Bitcoin Cash për të paguar shërbimet, duke përfshirë taksat e pronës, patentën e shoferit dhe tarifat e kartës së identitetit si dhe tiketat e trafikut.
“Ne jetojmë në një botë ku teknologjia ka mundësuar qasje në shërbime me kërkesë, me shpërndarjen e njëjtë të ditës dhe shpresën për një shërbim të konsumatorëve shumë efikas dhe ne duhet të presim të njëjtën gjë nga qeveria jonë. Qëllimi i mandatit tim në detyrë është që të bëjmë përvojën tonë të konsumatorëve më të shpejtë, më të mençur dhe më efikas dhe të sjellim shërbime qeveritare nga shekulli i XVIII-të në shekullin e XXI-të dhe një mënyrë është shtimi i kriptovalutës ndaj mundësive tona të pagesës”, thuhet në njoftim.
Me këtë veprim, qarku thuhet se ka për qëllim të heqë rreziqet që lidhen me përdorimin e kartës së kreditit, siç janë mashtrimi dhe vjedhjet e identitetit.
Qarku Seminole është agjencia e parë qeveritare për të përdorur shërbimet e kompanisë. /Telegrafi/