Site icon Telegrafi

​Berisha: Me mujt edhe tani e dërgoj PDK-në në opozitë (Video)

Deputeti i Nismës në Kuvendin e Kosovës, që është pjesë e koalicionit me PDK-në dhe AAK-në, qëllimin e subjektit të tij për ta formuar qeverinë me PDK-në e arsyeton me votat e marra nga qytetarët.

Ai ka thënë se shtetin e kanë kapur PDK-ja, LDK-ja dhe AKR-ja. Ndërsa, u shpreh për herë të parë se Kadri Veselin e ka takuar dhe njohur në Parlament, ndërsa duke arsyetuar mos hyrjen në koalicion në vitin 2014 me PDK-në, ai tha se “me mujt edhe tani e dërgoj PDK-në në opozitë”.

Duke ia përsëritur deklaratat e shpeshta se tërë kohën e ka quajtur PDK-në parti kriminale, ai thotë se partitë tjera nuk dallojnë nga kjo meqë “LDK ka qenë në koalicion me Cosa Nostran”.

“Megjithatë, besimin na kanë dhënë qytetarët”, thotë ai.

Ndërkaq, Haxhi Shala thotë se partitë politike shqiptare janë duke e fuqizuar Listën Serbe. Ai u shpreh i bindur se shpejtë do të formohet Qeveria Haradinaj.

Këto komente ai i dha në emisionin Debat D-Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ku ai dhe kolegu i tij Haxhi Shala, janë përballë gazetarëve Imer Mushkolaj dhe Parim Olluri. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lS9anqPHLcs

Exit mobile version