Telegrafi

‘Tash jeni favoritë për titull’ – urimi sarkastik i babait të Haaland pas triumfit të Arsenalit në Community Shield

(Foto: Instagram/alfiehaaland)

Babai i Erling Haaland, Alfie, i ka dërguar një mesazh sarkastik urimi Arsenalit pas fitores ndaj Manchester Cityt në Community Shield.

Sulmuesi norvegjez pati një paraqitje jo të kënaqshme të dielën dhe u zëvendësua, ndërkohë që Topçinjtë fituan pas ekzekutimit të penalltive.

Ish-futbollisti norvegjez, Alfie Haaland, që është babai i 23-vjeçarit të Cityt, nuk ka hezituar ta ngacmojë Arsenalit pas trofeut të fituar.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man City 1-1 Arsenal, veçohen Saka e Ramsdale

“Ju lumtë Arsenal, fitore e madhe. Tash duhet të jeni favoritë për ligën”, ka shkruar ai duke reaguar ndaj një postimi që rikujton atë që bëri djali i tij në sezonin e kaluar.

Edhe në Community Shield të vitit 2022, Haaland pati një paraqitje për t’u harruar, mirëpo pastaj gjatë sezonit shënoi 52 gola në 53 paraqitje, ndërsa Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë angleze që e fitoi tripletën historike. /Telegrafi/