Babai i Erling Haaland, Alfie, i ka dërguar një mesazh sarkastik urimi Arsenalit pas fitores ndaj Manchester Cityt në Community Shield.
Sulmuesi norvegjez pati një paraqitje jo të kënaqshme të dielën dhe u zëvendësua, ndërkohë që Topçinjtë fituan pas ekzekutimit të penalltive.
Ish-futbollisti norvegjez, Alfie Haaland, që është babai i 23-vjeçarit të Cityt, nuk ka hezituar ta ngacmojë Arsenalit pas trofeut të fituar.
“Ju lumtë Arsenal, fitore e madhe. Tash duhet të jeni favoritë për ligën”, ka shkruar ai duke reaguar ndaj një postimi që rikujton atë që bëri djali i tij në sezonin e kaluar.
Edhe në Community Shield të vitit 2022, Haaland pati një paraqitje për t’u harruar, mirëpo pastaj gjatë sezonit shënoi 52 gola në 53 paraqitje, ndërsa Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë angleze që e fitoi tripletën historike. /Telegrafi/
😉 Well done Arsenal, great win. You must be favourites for the league now. https://t.co/naiacZAvb0
— Alfie Haaland (@alfiehaaland) August 6, 2023