Sipas burimeve të shumta, transferimi i Vitor Roque në Camp Nou është i pashmangshëm.
Barcelona dhe Athletico Paranaense kanë arritur një dakord për çdo aspekt të marrëveshjes.
Kushtet e marrëveshjes së re do ta shohin klubin katalunas të paguajë 30 milionë euro si tarifë fikse, që është 5 milionë euro më pak se sa ishte raportuar më parë.
Megjithatë, për ta kompensuar, Barcelona kanë futur shtesa të shumta, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 31 milionë euro.
Shtesat do të vareshin si nga performancat individuale ashtu edhe ato kolektive. Ai mund të marrë deri në 5 milionë euro vetëm për fitimin e Topit të Artë.
Barça po kërkon të sigurojë Roquen në një kontratë gjashtëvjeçare, me opsionin e zgjatjes për një vit tjetër, me brazilianin që konsiderohet si zëvendësuesi i mundshëm afatgjatë i Robert Lewandowskit.
Sidoqoftë, kufizimet e pagave mund ta shtyjnë ardhjen e tij deri në vitin 2024, nëse Blaugranasit nuk arrin t’i zgjidhë ato. /Telegrafi/