Site icon Telegrafi

Tarifa e transferimit të Ousmane Dembeles mund të arrijë në 135 milionë euro – nëse luan të shtunën ndaj Alaves duhet të paguhen edhe 5 milionë

Paraqitja e Ousmane Dembeles për Barcelona kundër Alaves të shtunën do të ketë një fitues, ai do të jenë Borussia Dortmund, pasi katalunasit do të paguajnë një bonus shtesë, duke e quar shumën e transferimit në 125 milionë euro.

Kur drejtuesit e Blaugranav shkuan për të nënshkruar me Dembele në verën e vitit 2017, ata zbuluan se çmimi i tij ishte rritur, pasi Barcelona  kishte shitur Neymarin për 222 milionë euro dhe kishte para.

Barcelona e kishte vlerësuar 90 milionë euro lojtarin, por Dortmund kërkonte për Dembele  plot 105 milionë, plus një sasi bonusesh të konsiderueshme të lidhura me paraqitjet.

Disa nga këto variabla ishin lehtësisht të arritshme, siç janë pesë milionë euro nëse Barcelona kualifikohet në Ligën e Kampionëve, e cila mund të aktivizohet maksimumi dy herë dhe tashmë është kryer dhe dorëzuar.

Katër pagesa të tjera prej pesë milionë euro, duhet të paguheshin sa herë që Dembele luan 25 ndeshje në sezon për Barcelonën e që 25 bëhen në ndeshje me Alaves nëse francezi luan.

Shuma shkon në total 125 milionë euro deri më tani, pasi 10 milionë euro të mbetura shtesë janë pak më të komplikuara, pasi Barcelona do të duhej të fitonte Ligën e Kampionëve dy herë që Dortmundi të merrte ato para. /Telegrafi/

Exit mobile version