Telegrafi

Taremit i pëlqen ideja e transferimit te Interi

Ndihmës trajneri i Iranit, Rahman Rezaei, së fundmi ka sugjeruar se sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi është i interesuar për një transferim të mundshëm te Interi në afatin kalimtar të janarit.

Rezaei, i cili kishte luajtur për Perugia, Messina dhe Livorno gjatë ditëve të tij si lojtar, foli së fundmi për SportItalia, duke konfirmuar se Taremi ishte kënaqur nga interesimi nga Serie A gjatë verës.

Reprezentuesi iranian kishte qenë subjekt i interesimit të raportuar nga Milani, megjithëse Interi gjithashtu po peshonte një lëvizje pasi ata kërkonin një zëvendësues për Romelu Lukakun e larguar.

Lexo po ashtu Inter rihap përsëri bisedimet me Porton për Mehdi Taremin

Megjithatë, kërkesat e forta të Portos penguan një transferim të menjëhershëm për Taremin, kontrata aktuale e të cilit me gjigantët portugez do të skadojë në fund të sezonit 2023/24.

Rezaei ka thënë se Taremi është gati të bëjë hapin drejt një ‘skuadre të madhe’ dhe mund të jetë gati të lëvizë që në afatin kalimtar të janarit.

 

“Në gusht ai ishte gati të shkonte në Milano. Kam folur me të për të ardhmen e tij, ka ardhur koha që ai të largohet nga Porto. Ai ndihet i gatshëm të bëjë kapërcimin në cilësi në një ekip të madh, që në janar nëse ka mundësi”, ka thënë fillimisht Rezaei.

“Kam folur me të për thashethemet e transferimit me Interin dhe ai më tha se është i fokusuar të bëjë më të mirën në muajt e ardhshëm dhe më pas do të (të jetë gati) të largohet”.

“Atij i pëlqen shumë ideja e Interit, ai ishte shumë i lumtur me lajmet. Interi është në krye të tabelës, ai do të donte shumë të shkonte në një ekip kaq të fortë”, përfundoi ndihmës trajneri i Iranit. /Telegrafi/