Igli Tare e ka shfrytëzuar vizitën në Palermo jo vetëm për të bërë tifozin për kombëtaren kuqezi, por dhe për të bërë punën e tij, atë të drejtorit sportiv të Lazios.
Sipas “Corriere Dello Sport”, Tare është i interesuar për të afruar mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi, i cili shihet si një element shumë premtues.
Futbollisti nga Prishtina bëri debutimin e tij me Kombëtaren mbrëmë, por duke u aktivizuar vetëm për tre minuta nga trajneri De Biasi.
Gazeta italiane ka konfirmuar interesimin e Tares për të dhe sidomos për faktin se për mediat italiane, Liridon Latifi rezulton të jetë në prag të skadimit të kontratës, ndaj dhe mund të shihet si një transferim mëse i mundshëm.