Telegrafi

Taravari: Do të jem në listë për deputet, por dua të jem i fundit (Foto)

Partitë politike në Maqedoni duhet të dorëzojnë listat për deputet pranë Komisioni Shtetëror Zgjedhorë për shqyrtim dhe pastaj të garohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari, me një postim në Facebook ka publikuar qëndrimin e tij rreth listave për deputet të kësaj partie por ”për të shfaqur altruizmin brenda partisë” ai do që të jetë i fundit në Listën për Njësinë zgjedhore numër 6.

”Unë nuk dua të jem i pari në listë, madje as i dyti, unë dua të jem i njëzeti.” shkruan mes tjerash Taravari./Telegrafi/