Në pyetjen e Makfaks se a ka ndrshyar mendim në lidhje me kthimin në postin e Ministrit të shëndetësisë pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nuk do të heq dorë nga ai, pasi që e konsideron një kuadër shumë cilësor, Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, thotë se nuk heq dorë nga kandidatura për kryetar komune në Gostivar dhe se është i bindur për fitoren e tij në komunën e Gostivarit.
“Do të fitojmë në Gostivar, 100 për qind”, shprehet Taravari.
Paraprakisht, Taravari, kur e shpalli kandidaturën e tij për komunën e Gostivarit tha se nuk do të kthehet në postin e Ministrit të shëndetësisë nëse pëson humbje në zgjedhjet lokale, por tha se është i gatshëm të jetë në shërbim të ministrit të ri që besohet se sërish do të jetë nga rradhët e Aleancës për shqiptarët./Telegrafi/