Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot deklaroi se Spitali i Tetovës do të jetë prioritet i tij për investime. Ai deklaroi se Spitali Klinik i Tetovës ka potencial të madh për të mbuluar të gjithë rajonin e Pollogut.
“Fokusi im do të jetë që njëri prej spitaleve kryesore do të jetë Tetova. Dhe vitin e ardhshëm do të fillojmë me ndërtimin e dy spitaleve të reja, Kërçovë dhe Shtip. Spitali i Tetovës ka potencial të jashtëzakonshëm për ta mbuluar të gjithë rajonin e Pollogut, të cilët mund të marrin shërbime këtu dhe të mos shkojnë në Shkup”.
“Mirëmbajtja dhe menaxhimi i spitalit të Tetovës është përgjegjësi e drejtorit dhe spitalit. Për momentin punojmë për ashensorët e rinj. Do të punojmë edhe me kompanitë tjera që kanë përgjegjësi shoqërore, ndihma e të cilëve do të kishte qenë e mirëseardhur”, tha mes tjerash Taravari.
Taravari tha se janë duke bërë revizim të institucioneve shëndetësore dhe se do të ketë procedura nëse do të vërtetohen shkelje, duke shtuar se ka dyshime për keqpërdorime edhe nga ish-drejtori i Spitalit të Tetovës./Telegrafi/