Site icon Telegrafi

Taravari: Shëndetësia nuk u dha për shkakun tim, pa ASH-në nuk mund të formohej Qeveria e re

Pasi që gjatë ditëve të kaluara, marrëdhëniet ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së nga njëra anë dhe Aleancës për Shqiptarët nga ana tjetër nuk ishin në gjendjen më të mirë për shkak të këmbënguljes së kryeministrit Zaev dhe liderit të ASH-së, Ziadin Sela në qëndrimet e tyre për të pasur dikasterin e Shëndetësisë nga rradhët e tyre, ku Sela tha se nuk sheh nevojë të arsyeshme për heqje dorë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetë Zaev mbron qëndrimin e tij për emërim të Venko Filipçes për Ministër të Shëndetësisë, duke thënë se dikasteri i Shëndetësisë i është dhënë për shkak të Arben Taravarit personalisht.

Në lidhje me këtë tezë të Zaevit, përmes një shkrimi në facebook reagoi vetë Arben Taravari, ish-Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari aktual i komunës së Gostivarit, duke thënë se është qesharak argumenti i Zaevit se kjo ministri iu dha ASH-së për shkak të tij, por thotë se kjo ministri u dha pasi që pa ASH-në nuk formohej dot Qeveria e Maqedonisë dhe e rikujtoi se kush në fakt ishte përkrah Zaevit në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version