Site icon Telegrafi

Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar janë dërguar nëpër spitale, 18 janë në gjendje kritike

148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pas shpërthimit të zjarrit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 prej tyre janë në gjendje kritike.

“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.

Përndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të 16 marsit, pas një zjarri të madh në një diskotekë në Koçan mbetën të vdekur të paktën 51 persona kurse janë lënduar qindra persona të cilët janë vendosur nëpër spitalet e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version