Site icon Telegrafi

Taravari për reagimin e Selës: Nuk i shkonin fjalët që i tha, për të ardhur keq

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i është përgjigjur deklaratave të Ziadin Selës i cili, gjatë ditës së sotme e ka quajtur intrigant Taravarin.

Taravari në reagimin e tij shkruan se Selës nuk i ngjanin sot fjalët që i tha, duke ndjerë keqardhje për të.

“Deklarata e dikujt që mendoja se e njihja më tregoi sot se disa njerëz i ndryshon halli shumë…
Nuk i shkonin as fjalët që tha dhe as njerëzit që i rrinin prapa!
Për të ardhur keq!”, ka shkruar Taravari.

Përgjigja e Selës për Taravarin erdhi pasi u pyet për një ribashkim të mundshëm të dy fraksioneve të ASH-së.

Exit mobile version