Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se është e mundur që partia e tij të mos merr pjesë në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ku do të bisedohet për shtyrjen e regjistrimit dhe zgjedhjeve lokale.
Taravari shprehu dyshimet e tij nëse ky takim do të mbahet gjatë ditës së nesërme.
“Nuk e di nëse do të ulemi në tryezë, për këtë vendosin organet partiake sot. Kemi mëdyshjet nëse ja vlen të ulemi me një personalitet i cili ndryshon deklaratën për të pestën herë në ditë. Ky njeri nuk është serioz dhe është e vështirë të gjendet kompromis i përbashkët. Atë që e premton sot, nesër nuk e përmbush”, tha Taravari.
Taravari po ashtu kritikoi edhe kryetari e BDI-së, Ali Ahetmi dhe se kjo parti ka qenë inferiore në marrëveshjen për shtyrjen e regjistrimit.
“Kjo shtyrje ose ndalim ka prapavijë politike. Kjo është skandaloze. Njerëzit filluan të regjistrohen dhe kishte entuziazëm të madh, përkushtim nga e gjithë popullata në Maqedoni dhe jashtë saj. Gjithashtu kishte thirrje nga kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë dhe kur regjistrimi duhej të fillohej pas dy ditëve, ai u ndalua për shkak se dy partive maqedonase nuk u pëlqeu numri i shqiptarëve të regjistruar në diasporë. Këtë vetëm Ali Ahmeti mund ta lejojë”, tha Taravari.
Ai vlerësoi se shtyrje e regjistrimi përveç prapavijës politike po ashtu ka për qëllim ta demotivojë popullatën për regjistrim./Telegrafi/