Site icon Telegrafi

Taravari: Nëse mandatar është Naser Ziberi, do hymë në qeveri me BDI-në

Aleanca për Shqiptarët do të pranonte të ishte pjesë e qeverisë së re së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), vetëm nëse Naser Ziberi është kryeministri, në të gjitha rastet e tjera është që BDI të shkojë në opozitë.

Kjo u tha për “Telma” nga Arben Taravari, nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët së bashki me Alternativën fituan 12 vende parlamentare.

“Formimi i një qeverie është lojë me numra, natyrisht, ne thamë, nëse Naser Ziberi është kryeministri, ne do ta mbështesim atë. Nëse jo, të gjitha kombinimet e tjera ku do të gjendeshim me dikë me pika të caktuara programore dhe parime të qeverisjes së mirë, ne jemi këtu për të ndihmuar dhe nëse mund t’i bëjmë 61 deputetë pa BDI-në”, tha Taravari./Telegrafi/

Exit mobile version