Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se nëse shumica nuk i pranon kërkesat e Aleancës për Shqiptarët, gjuha shqipe të vendoset si zyrtare bashkërisht me gjuhën maqedonase dhe shqiptarët të jenë popull shtetformues, partia, sipas Taravarit, nuk e heq mundësinë që të mos përkrah marrëveshjen e Prespës në Kuvend.
Taravari shton se nëse nuk kalojnë amendamentet e tyre, organet partiake do të vendosin nëse do të përkrahin marrëveshjen e Prespës ose jo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk kërcënojmë, këto janë kërkesa që dalin nga marrëveshja e Ohrit dhe nga deklarata për të drejtat e shqiptarëve e nënshkruar nga të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Tiranë. Nëse nuk pranohen, atëherë seriozisht do të vendosim në organet e partisë nëse bllokimi i procesit së Prespës është opsion po jo. Në fakt kjo që kërkojmë, vet Zaevi e premtoi në vitin 2016, dhe tash duhet të jetë korrekt’, deklaron Taravari.
Sot dhe Lëvizja Besa e krahut të Bilall kasamit paralamëroi 4 amendamente, krahas këto dy të Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/