Site icon Telegrafi

Taravari: Në Gostivar fitojmë që në raundin e parë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i tanishëm i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në deklaratë për media deklaroi se se sipas anketave që i kanë partitë politike, diferenca në Gostivar mes ASH-së dhe BDI-së është gati dy me një.

“Diferenca mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së është gati se dy me një, vetëm se kjo nuk duhet krijojë te ne rehati, gara është garë, qytetarët duhet ta thonë fjalën e fundit”, tha Taravari.

Ai shtoi se Komuna e Gostivarit me besueshmëri është më mirë se sa tre ose katër komuna bashkërisht të udhëhequra nga BDI

Sipas Taravarit, Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë telashe në Kërçovë dhe në Tetovë./Telegrafi/

 

Exit mobile version