Telegrafi

Taravari: Gostivari ka nevojë për të shpëtuar nga rrjeti kriminal i BDI-së

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për kreun e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar thirjen që i ka bërë kryeministri Zoran Zaev që të kthehet në postin e ministrit. Taravari ka thënë se Gostivari ka nevojë që të çlirohet nga rrjeti i krimit që është instaluar nga pushteti i BDI-së në komunë, i udhëhequr nga Nevzat Bejta.

Taravari ka deklaruar se do të fitojë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që mbahen më 29 tetor. Reagimi i Taravarit vjen pas komenteve të kryeministrit Zaev, i cili i dha mbështetje publike kandidatit të BDI-së, Nevzat Bejta./Telegrafi/