Telegrafi

Taravari: Deri të hënën do të marr vendim nëse do të jem ministër i Shëndetësisë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një dalje për media theksoi se ende nuk ka vendim nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë. Ai theksoi se deri ditën e hënë do të ketë një vendim definitiv.

“Për vendimin për anëtarë i Qeverisë, për ministër i Shëndetësisë ende nuk kam vendosur. Pres që të shohim si do të rrjedhin punët, posaçërisht për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale, besoj se deri të hënën definitivisht do ta kem vendimin se a do të shkoj për ministër të Shëndetësisë apo vazhdoj në Komunën e Gositvarit deri në përfundim të mandatit”, tha Arben Taravari.

Ndryshe, siç raportohet në media, koalicioni VLEN në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri.