Telegrafi

Taravari: Deklaratat e Selës janë cinike, i uroj shëndet

Arben Taravari ka komentuar mbledhjen e Kuvendit Qendror të ASH-së, krahu i Selës, që u mbajt sot në Shkup.

Në një prononcim për media, Taravari deklaratat e Selës i ka quajtur cinike dhe jot ë denja për një ish bashkëpunëtor.

Ai tha se bëhet fjalë për një grup të vogël njerëzish, të cilët i quajti “fraksion në ASH”.

“Vazhdoj të mendoj se janë një fraksion i vogël i ASH-së. Tashmë disa dhjetëra njerëz, shumica përkrahës të Ziadinit me të madhe i bashkëngjiten Aleancës për Shqiptarët. Por, s’dua ta komentoj. Ju uroj vetëm shëndet dhe të kenë sukses. Mendoj se është cinike, për një bashkëpunëtor që e ka pas 8-9 vite. Por, sidoqoftë vetëm sukses të ketë”, tha Taravari.