Site icon
Telegrafi

Taravari: Çdo herë kam qenë krah popullit dhe zëri i tyre

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, ditëve të fundit është bërë temë në skenën politike, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me funksionimin e VLEN-it.

Ai në një postim në Facebook ka shtuar edhe më tej dyshimet, duke shkruar se “çdo herë ka qenë krah popullit dhe zëri i tyre”.

Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it
Lexo po ashtu Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

“Gjithë jetën politike kam qënë krah popullit dhe zëri i tyre dhe do vazhdoj të jem në çdo kohë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Taravari.

Në emisionin “PodGo” Taravari deklaroi se të gjitha partitë që jenë pjesë e VLEN-it kanë komunikim me BDI-në. Ai shkaktoi reagime të shumta në opinion me deklaratën e tij se pas 6 prillit do të tregojë përcaktimin e tij politik për të ardhmen, duke aluduar për ndarje të mundshme nga koalicioni VLEN./Telegrafi/

Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në
Lexo po ashtu Liderët e VLEN-it kundër Taravarit: Nuk kemi komunikuar me BDI-në

Exit mobile version