Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Aleanca për Shqiptarët do ta mposhtë BDI-në, thotë kryetari i Gostivarit dhe u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
“Jam i bindur për këtë. BDI ka humbur komunat më të mëdha, Tetovën dhe Gostivarin, kështu që në zgjedhjet e ardhshme do t’i mposhtim kudo në vend”, thotë Taravari për “Click Plus”.
Ai shton se në zgjedhjet e kaluara ka pasur manipulime, por në zgjedhjet e ardhshme nuk do të funksionojë, sepse tani janë edhe më të fortë.
“BDI-në do ta mposhtim të vetëm, pa asnjë koalicion me parti tjetër”, tha Taravari./Telegrafi/