Telegrafi

Taravari: BDI ka trysni nga OBRM-PDUKM për ta shpëtuar Veljanoskin

 

Kreu i Gostivarit, Arben Tarvari në emisionin “Otvoreno” tha se mos votimi në Kuvend për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoski ngjante si film klasik.

“Film që çdo qytetar i zakonshëm vlerëson se BDI kishte trysni nga OBRM-PDUKM për ta shpëtuar Veljanoskin. Është e ndershme që kryeministri të thotë drejtpërdrejt dhe publikisht se është bërë marrëveshje. Ishte e qartë se BDI u detyrua nga OBRM-PDUKM të mos votojë”, tha Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me ngjarjet e 27 prillit ai tha se deri tani asnjë nga ato ngjarje nuk është në paraburgim dhe se ka vetëm procedura.

Ai shpreson se institucionet gjyqësore do të funksionojnë si duhet dhe se dënimet do të jenë ashtu siç parasheh ligji./Telegrafi/