Site icon Telegrafi

Taravari: ASH është kundër referendumit të iniciuar nga OBRM-PDUKM

Ushtruesi i detyrës së kryetari të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se partia e tij do të vazhdojë të luftojë kundër korrupsionit dhe dha padrejtësisë që funksionon në vend.

“Ne kemi qëndrim konzistent si parti politike dhe politikat tona do të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë. Deputetët e ASH-së janë më aktivët në Parlamentin e RMV-së dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të jemi opozitë konstruktive dhe do të vazhdojmë të insistojmë në atë që është fenomeni më i rrezikshëm në RMV, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndaj padrejtësisë që funksionon në këtë shtet. Do kontribuojmë edhe për kyçje në BE pasi e dini se Maqedonia dhe Shqipëria e filluan procesin e skriningut, dhe ne do të jemi suportues në këtë proces.

Do vazhdojmë edhe me kritikat tona pasi shteti është vendi me më pak investime në Evropë, jemi shtet me inflacion më të lartë në BE. Për këto dhe çështje të tjera për shqiptarët do të vazhdojmë ta ngrejmë zërin”, tha Taravai për “A2 CNN”.

Taravari foli edhe për referendumin e iniciuar nga OBRM-PDUKM, për të cilën tha se ASH është kundër këtij referendumi.

“Ne jemi kundër referendumit që e kërkon opozita maqedonase dhe si subjekt mendojmë se nuk duhet të paraqiten pengesa të këtilla”, tha ai.

I pyetur se në bazë të censuzit të fundit ku shqiptarët dolën 30% a do të kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët, Taravari u përgjigj se natyrisht ne vazhdojmë të kërkojmë të drejtat që na takojnë dhe që i kemi trashëgimi nga shteti i kaluar.

“Ne praktikisht, shqiptarët në Maqedoni kemi shumë më pak të drejta se sa shqiptarët që kanë pasur në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Gjithashtu në qofte se i krahasojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që janë gati një çerek e popullatës që jeton këtu, janë shumë më të vogla se të drejtat e Serbëve në Kosovë që janë 4 apo 5%. Kështu që shpesh e themi le ti kemi te drejtat e serbëve të Kosovës në Maqedoni, do ishim shumë të kënaqur”, shtoi Taravari.

 

Exit mobile version