Telegrafi

Tarantino bëhet me yll në Hollywood (Foto)

Filmbërësi i famshëm amerikan, Quentin Tarantino, është bërë me yll në Bulevardin e të famshmëve në Hollywood.

“Qenkam bërë tip i madh”, ka deklaruar regjisori me këtë rast, i rrethuar nga disa bashkëpunëtorë dhe fansa të shumtë.

“E marr me seriozitet faktin që jam pjesë e kësaj shoqërie, që jam pjesë e këtij qyteti”.

“Jam i lumtur që kam yllin tim në Bulevardin e të famshmëve, së bashku me disa njerëz të tjerë që kanë bërë punë të shkëlqyer në këtë qytet”, ka thënë më tej Tarantino.

Pam Grier, Tim Roth e Samuel L. Jackson, ishin disa prej yjeve të pranishëm në ceremoni. /Telegrafi/