Këngëtari Blero Muharremi është padsyhim një ndër personazhet publike më të ndjekura në rrjetet sociale.
Shpesh herë jeta e tij private, e cilësuar nga këngëtari si një “telenovelë” ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët i ka të shumtë në numër.
Të gjithë e dinë tashmë që ai bashkëjeton me Afron Dikën, gjersa pjesë e pandashme e tij është edhe vajza Tara.
Së fundmi, Blero ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet bashkë me Tarën, teksa ajo ia ka mbyllur gojën babait me duart e saj.
“Ka me ardh dita kur foli unë”, ka shkruar Blero në mbishkrimin e fotos, duke treguar kështu se edhe pse e vogël Tara ka filluar që t’i thotë “Stop” kur ai e qorton shumë, sigurisht që këto skena janë bërë vetëm për shaka. /Telegrafi/