Këngëtari Blero është një nga më të pëlqyerit në Kosovë, dhe mesa duket talentin dhe dëshirën për tu marrë me muzikë e ka reflektuar edhe te vajza e tij, Tara.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë peronale në Instagran, ku shfaqet Tara në studion e babait, teksa inçizon këngën e re.
Blero ka menduar që për vajzën të realizojë një këngë me tematikë për festat e fundvitit, dhe mesa duket Tara do të jetë prezente në të gjitha programet televizive të Vitit të Ri për fëmijë.
Ndërkohë që e ëma, aktorja Teuta Krasniqi ka treguar në disa intervista Tara ka dëshirë të merret me art, dhe se do jetë zgjedhja e saj nëse në të ardhmen do merret me muzikë ose aktrim, apo me të dyja këto. /Telegrafi/