Telegrafi

Tanket ruse u filmuan duke u vendosur në trena transportues

Pavarësisht skepticizmit të përhapur, ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se po tërhiqet nga kufiri.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, tanket janë filmuar duke u ngarkuar në trena në pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes.

Zyrtarët thanë se tanket po transportoheshin larg kufirit me Ukrainën në bazat e tyre të përhershme pas kryerjes së stërvitjeve.

Pavarësisht se Rusia vazhdon të pretendojë se po tërheq më shumë trupa nga kufijtë me Ukrainën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka përsëritur komentet e tij të djeshme se ai beson se nuk ka ndodhur asnjë de-përshkallëzim.

“Përkundrazi, duket se Rusia po vazhdon vendosjen e saj ushtarake”, ka thënë Jens Stoltenberg. /Telegrafi/