Site icon Telegrafi

Tanja Karakamisheva: Zaevi mbron orekset shqiptare në dëm të interesave kombëtare maqedonase

Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva-Jovanovska ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, se po i mbron orekset e shqiptarëve në dëm të interesave kombëtare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë nga pavarësimi i Maqedonisë, një politikan maqedonas hapur mbron orekset e mëdha shqiptare në vendin tonë që padyshim i bëjnë dëm interesave kombëtare maqedonase. Dygjuhësia në të gjithë Republikën e Maqedonisë, barazimi i plotë politik ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, pavarësisht se të parët janë minoritet, kurse të dytët shumicë në vend, publikisht diskreditojnë skenën politike maqedonase”, deklaroi Karakamisheva-Jovanovska.

Ajo gjithashtu bëri një përngjasim në mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevvit, duke thënë se nëse i dëgjon nuk kanë dallim, për shkak të premtimeve të tyre të njejta, në lidhje me dygjuhësinë në vend./Telegrafi/

Exit mobile version