Futbollisti i Ajaxit, Steven Berghuis, ka bërë një deklaratë interesante pas ndeshjes së “play-off”-it të Ligës Evropiane kundër polakëve të Jagiellonia, e cila tërhoqi shumë vëmendje në Serbi.
Si mysafirë, klubi holandez mori një fitore bindëse 4-1 dhe kështu iu afrua kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Megjithatë, interesantja ishte se yllit të Ajaxit, Berghuis, nuk i pëlqeu aspak që iu desh të luante ndeshje të tilla dhe në vende të tilla si Serbia dhe Polonia.
“Jam i lumtur që e fituam ndeshjen e parë kaq bindëse. Kështu në të ardhmen do të udhëtojmë në vende të bukura të Evropës, në vend që të shkojmë në Poloni apo Serbi”, ka thënë 32-vjeçari holandez dhe fjalët e tij nuk u pëlqyen mediave dhe publikut në Serbi, të cilët e transmetuan deklaratën e tij.
🗣️ – Berghuis: “I am happy we won 4-1 in this tie. Then you can hopefully make some nice trips as well [in the Europa League], instead of having to travel to Poland or Serbia.”
• I enjoyed Białystok, you didn’t?
🗣️ – Berghuis: “I prefer something else!” [@ZiggoSport] pic.twitter.com/ryLV9ny4DQ
— 𝐀𝐅𝐂 𝐀𝐉𝐀𝐗 💎 (@TheEuropeanLad) August 22, 2024
Ajaxi më parë ka vizituar Backa Topolën, ku ka luajtur ndeshjen e kthimit të kualifikimit për në turin e parë, duke mposhtur Vojvodinën me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Gjatë karrierës së tij, Berghuis bëri 46 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe shënoi dy gola, dhe përveç Ajaxit, ai luajti edhe për rivalët e mëdhenj të Feyenoordit dhe Ëatford në Angli. /Telegrafi/